Bashkia e Tiranës bën përgjegjëse Ministrinë e Arsimit për faktin se fëmijët në kryeqytet nuk do të kenë drekë në shkolla as këtë vit. Anuela Ristani tha se bashkia është gati në çdo kohë, kur Manastirliu do të japë dritën jeshile dhe do t’i mbështesë shkollat me mësues shtesë për të mbajtur nxënësit deri në orën 16:00.
***
Pak ditë përpara se fëmijët të ktheheshin në mësim, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj njoftoi se projekti për të ofruar drekë në shkolla për nxënësit, kishte dështuar. Kryetari tha se arrestimi i tij ishte arsyeja.
Kjo deklaratë e Veliajt, shkaktoi debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
“Ushqimi falas në shkolla kur do të realizohet? A u pengua nga arrestimi i Veliajt”, pyeti Endri Shabani.
Përgjigjia e dhënë nga kryebashkiakja në detyrë, Anuela Ristani, ekspozoi se projekti po mbahet “peng” nga Ministria e Arsimit, e cila duhet të gjejë dhe paguajë mësues që do të rrinë me fëmijët deri në orën 16:00, siç ishte plani.
“Komunikuam me Ministrinë e Arsimit, me bazën ligjore që kemi sot, Bashkia Tiranë ka vetëm infrastrukturën, MAS duhet të na japë kompetenca për detaje të tjera. Ministria e Arsimit na tha që do ta bëjmë në bazë kombëtare dhe jo vetëm në bashkinë e Tiranë. Duhen mësues kujdestare për fëmijët pas mësimit, unë nuk e di nëse po te ishte kryetari i bashkisë këtu, a do ta kishte bere, këtë nuk e di”.
Drejtuesja e bashkisë nuk jepte dot një datë se kur mund të ofrohet ushqim në shkolla, por tha se Bashkia Tiranë është gati ta ofrojë kurdo që Ministria e Arsimit të jetë gati.
Një vit më parë, Veliaj, në krah të ministres Manastirliu, premtoi se në shtator në Tiranë shkollat do t’i mbanin fëmijët deri në orën 16:00 dhe do të ofronin edhe drekën.
Komente

Dreka ne shkolla eshte ide shume e mire e duhet shtrire ne te gjithe Shqiperine.Tek ne eshte qe nga parashkolloret e deri ne universitete,por nuk eshte falas.As ne Shqiperi nuk duhet te jete falas.Por mund te gjendet nje rruge e mesme,le te jete falas per familjet e varfera e per kete shkolla te kerkoje te ardhurat vjetore te familjes se cdo femije.Nuk mund te haje njelloj /falas/ femija i nje biznesmeni/drejtori si nje femije i nje familjeje qe jane pa pune,ose jane familje punetori/fshatari.
Përgjigju