Presidenti i Republikës Federale të Austrisë Alexander Van der Bellen sëbashku me zonjën e tij Doris Schmidauer ishte këtë të diele në Lezhë. I shoqëruar nga delegacioni që e shoqëronte presidenti drekoi ne restorantin e njohur Mrizi i Zanave në Fishtë. Në prani dhe të klientëve të tjerë Alexander Van der Bellen shijoj gatimet tradicionale të zonës 100% made in Albania. Fotot janë shpërndarë në rrjetin social facebook nga Mrizi i Zanave Agroturizem.
"Sot kishim privilegjin të kishim mysafir Presidentin e Republikës Federale të Austrisë, zotin Alexander Van der Bellen dhe zonjën e tij Doris Schmidauer.
Një drekë 100% Made in Albania me frutat e tokës sonë. Faleminderit" shkruan Mrizi i Zanave Argotizëm në rrjetin social facebook
Krahas shqiptareve dhe vendeve të rajonit, Agroturizmi Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës është kthyer në pikë referime të liderëve të ndryshëm evropian dhe më gjerë të cilët zgjedhin këtë vend për të drekuar ushqime tradicionale shqiptare, e sigurisht dhe faturat e shërbimit janë të njëjta si të klientëve të tjerë.
BRAVO MRIZIT...DHE PRENGES..
Përgjigju