Sylvinho

'Dridhet' FSHF-ja, në Brazil duan të rikthejnë Sylvinhon

3 Korrik, 16:27| Përditesimi: 3 Korrik, 16:30

  • Share

Sylvinho ka edhe katër javë të mbetura në kontratë si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Edhe pse kreu i FSHF-së Armand Duka i ka ofruar një marrëveshje të re prej janarit, palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar "martesën".

Pas Europianit 2024 me Shqipërinë, për trajnerin ka pasur shumë interes dhe disa ditë më parë "AS" në Spanjë bënte me dije se për të kishte tre skuadra të interesuara.

Tanimë nga Brazili "Sambafoot" bën me dije se Corinthians dëshiron të rikthejë në ekip 50-vjeçarin. Media në fjalë shkruan se Sylvinho pëlqehet nga brazilianët e Corinthians, skuadër të cilën ai e ka drejtuar edhe më parë.

50-vjeçari udhëhoqi Corinthians në 43 ndeshje, duke marrë mesatarisht 1.44 pikë për ndeshje. Ajo çka shtyn edhe më shumë kryerjen e këtij operacioni, është fakti se Sylvinho shihet si i duhuri edhe nga tifozët e skuadrës së Serie A braziliane.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuq e Zi: 04/07/2024 08:14

    Me zor nuk mbahet njeri,dhe askush nuk eshte i pazevendesueshem,po ka per te ikur le te iki rruga e mbare ti behet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?