Bora Feri kujton me mall dhe dashuri të atin, aktorin e mirënjohur Xhevdet Feri, i cili ndërroi jetë më 17 janar nga një insuficiencë e rëndë pulmonare.
'Drita jote shkëlqen gjithmonë shumë' shkruan Bora, vajza e vetme e aktorit, duke e shoqëruar me një foto mjaft domethënëse buzë detit në perëndim, ku rrezet e diellit bëjnë të duket sikur është në parajsë. Bora nuk mund të mbush dot boshllëkun që la pas mungesa e të atit dhe shpesh e kujton atë përmes postimeve duke treguar se ndarja nga jeta e Xhodës, siç e thërrite, ishte një nga ditët më të zeza në jetës së saj.
Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit të mirënjohur shqiptar, ishte një ngjarje trishtuese jo vetëm për familjarët por edhe për miqtë dhe artdashësit shqiptar, që do e kujtojnë atë përmes roleve të shumta në filmat që ka luajtur.