Kryeministri Dritan Abazovic me ministrat pas zgjedhjeve qeveritare në Cetinje, 28 prill 2022

Dritan Abazovic nën presion nga të gjitha palët për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe

7 Korrik 2022, 20:18| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 20:21

  • Share

Liderët e partive që janë pjesë e qeverisë së Malit të Zi me kryeministrin Dritan Abazoviç, ose që e mbështesin atë në Parlament, u takuan sot për të diskutuar mbi tekstin e Marrëveshjes Themelore të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe (KPS), marrëveshje për të cilën qeveria u pajtua me kishën serbe, por që nuk është bërë ende.

Mbetet e paqartë nëse teksti do të korrigjohet dhe nëse miratimi i tij, i paralajmëruar për të premten, më 8 korrik, në seancën e Qeverisë që fillon në mesditë, do të shtyhet.

Nëse në atë seancë Qeveria e miraton versionin e kontestuar të tekstit, kjo mund të çojë në rënien e qeverisë.

Por, Abazoviç deklaroi se kushdo që dëshiron të rrëzojë qeverinë, dëshiron të distancojë Malin e Zi nga ëndrra për Bashkimin Europian.

I pyetur nëse vihet në pikëpyetje mbijetesa e pushtetit ekzekutiv, ai tha se “mund të kemi filluar me atë skenar”.

“Sot në mëngjes DPS dhe SDP nuk kanë thënë se do të rrëzojnë Qeverinë, të gjithë janë të mendimit se Qeveria duhet të ruhet. Ka pasur edhe një propozim për të folur më shumë, nuk e konsideroj si qëllim të keq”, është komenti i kryeministrit malazez. “Qeveria mund të rrëzohet, por më pas do të bjerë dhe ëndrra e saj europiane”, tha Abazoviç pas takimit.

Partia Socialdemokrate (SDP) në pushtet si dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, e cila i ofron Qeverisë mbështetje në parlament, kundërshtojnë me forcë miratimin e tekstit të propozuar të kontratës, për të cilën Qeveria dhe KPS ranë dakord në fund të qershorit të këtij viti.

Ata besojnë se miratimi i këtij teksti është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, se ai përmban të pavërteta historike dhe se favorizon KPS-në ndaj komuniteteve të tjera fetare.

I pyetur nëse vihet në pikëpyetje mbijetesa e pushtetit ekzekutiv, ai tha se “mund të kemi filluar me atë skenar”.

“Sot në mëngjes DPS dhe SDP nuk kanë thënë se do të rrëzojnë Qeverinë, të gjithë janë të mendimit se Qeveria duhet të ruhet. Ka pasur edhe një propozim për të folur më shumë, nuk e konsideroj si qëllim të keq”, është komenti i kryeministrit malazez. “Qeveria mund të rrëzohet, por më pas do të bjerë dhe ëndrra e saj europiane”, shtoi ai.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 09/07/2022 01:29

    Dritan shkjau shqipfolës , Ali shkjau shqipfolës dhe Edvin shkjau shqipfolës janë tre plehëra tradhtar !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?