Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit. Abazoviç u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa në një deklaratë për mediat, ai tha se e ardhmja e Ballkanit është në BE.
“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.
Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.
Një koment e kishte edhe për Kosovën.
“Dua të them që e vetmja mënyrë sesi të zgjidhim problemet politike është të ulen dhe të kenë dialog”, tha lideri shqiptar i Malit të Zi.
Lajmi kryesor:
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
SI.E./ReportTv.al
