Dritan Abazoviç propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi

27 Nëntor 2020, 15:07| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 15:09

  • Share

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviç udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar dhe i koalicionit "E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviç, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç.

Millojko Spaiç është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa  Ministre e arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve është emëruar, Vesna Bratiç.

Sipas propozimit të Krivokapiçit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniq Bojoviç, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniç, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiq.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviq, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviç dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviç.

Krivokapiç tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviç, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe koalicioni "E zeza në të bardhë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?