Dritan Dajti videokonference

Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’

23 Korrik, 15:29
  • Share

Elbasan - Në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua seanca e radhës për Dritan Dajtin, i cili kërkon lirinë me pretendimin semë 4 korrik i ka përfunduar dënimi me 25 vite burg.

Seanca u zhvillua përmes videokonferencës, pasi për arsye sigurie dhe me dyshimet se Dajti mund të tentojë arratisjen, edhe këtë herë ai nuk u shoqërua në sallën e gjyqit.

Procesi zgjati vetëm disa minuta pasi nga Drejtoria Juridike e Burgut të Peqinit nuk kishte sjellë në gjykatë përllogaritjen se sa vite burg ka kryer Dritan Dajti e kërkuar kjo nga avokatët një seancë më parë.

Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’ tha Dajti në gjykatë. 

Dritan Dajti u dënua së fundmi nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të 2009 në Durrës.

Ai nuk e njeh këtë vendim, por vetëm atë të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që e pati dënuar Dajtin me 25 vite burgim.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?