VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

27 Korrik, 14:05| Përditesimi: 27 Korrik, 15:11

  • Share

TIRANË- Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë më 7 gusht të vitit 2009, ka lënë sot qelinë e burgut të Peqinit për të marrë pjesë në funeralin e të ëmës në Tufinë. Nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar me dhjetëra Forca Speciale të Burgjeve, forcat Speciale e forcat RENEA, Dritan Dajti iu bashkua për disa orë të afërmve të tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës.

I lidhur me pranga me efektivë të policisë, me syze të zeza dhe i veshur me një bluzë blu të errët, Dajti shihet buzë varrit të së emës, siç duket edhe në këtë video ekskluzive të siguruara nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.

Më 23 korrik në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua seanca e radhës për Dritan Dajtin, i cili kërkon lirinë me pretendimin se më 4 korrik i ka përfunduar dënimi me 25 vite burg. Seanca u zhvillua përmes videokonferencës, pasi për arsye sigurie dhe me dyshimet se Dajti mund të tentojë arratisjen.

Dritan Dajti u dënua më 11 qershor nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të 2009 në Durrës.

1722082217_dritandajti.jpg

Me rreth te kuq Dritan Dajti

Arratisja e Dajtit nga gjykata dhe vrasja e 4 efektivëve 

Dritan Dajti  u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona. Ditën kur do niste gjyqi ndaj tjj, Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003. Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.

Dajti qëndroi 6 vite në arrati deri më 7 gusht të vitit 2009 kur u ndërmor një operacion për arrestimin e tij. Punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë, kur ndërhynë në zonën e plazhit për ta arrestuar 

Dajti u dënua me 4 vendime të përjetshme pas rreth 280 seancash gjyqësore që zgjatën gati një dekadë. Por, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzonte këto dënime dhe ta dënonte Dajtin me 25 vite burg, duke i hapur praktikisht derën e burgut. Kjo vendimmarrje prodhoi reagime të forta deri në nivel ndërkombëtar ndërsa Gjykata e Lartë përfundimisht la dënimin burg përjetë për Dritan Dajtin më 13 qershor 2024. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 27/07/2024 22:11

    Futeni ne 41 bis 2 vite se deri me sot ka bere qef duke vendosur gjoba nga burgu dhe duke drejtuar banden e ndyre qe ka. Gjykata e larte meriton medalje qe e mbylli perjete killerin Dritan Dajti.

    Përgjigju
  • Avokati: 27/07/2024 17:20

    Te rroni e ta kujtoni Aferditen! Ka qene grua zonje!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 27/07/2024 16:49

    Po çfar fai ka Dritan Dajti qē krimineli hajdut sali bajga ja nxori policēt e shkret si dele e krimineli Dajti i vrau. Po si ka mundēsi qē Dritani vetēm e ata 4 e Dritani i vret. Ata rafmetlinjt e shkret me Pistolen lodēr ishin ? Tē gjitha i ka bēr komonisti Enverit Sali Bajga.

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2024 14:40

    Keta kriminela vetem burg perjete meritojne dhe asgje tjeter !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?