Dritan Gina dhe bashkëshortja Rovena Gashi

Kronikë

Dritan Gina tallet me Vetingun, dështon edhe seancën e tretë pasi u ‘sëmurë’ vetë, tani është ‘pa qejf’ avokati! 2 muaj manovra për të shtyrë shkarkimin

3 Shtator 2021, 15:54| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 16:19

  • Share

TIRANË-Ka dështuar për herë të tretë seanca dëgjimore e planifikuar nga Komisioni i Vetingut për të njohur prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, me rezultatet e hetimit 20-mujor për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Prokurori Gina, i akuzuar nga biznesmenë për gjobëvënie si dhe i skeduar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për përfshirje në praktika korruptive, vijon të shmangë përballjen me Vetingun që nga mesi i muajit korrik, përmes manovrave të ndryshme. Komisioni i Vetingut kishte planifikuar ditën e sotme zhvillimin e seancës dëgjimore me Dritan Ginën, për ta njohur me rezultatet e hetimit. Në orën e caktuar, Gina është paraqitur në seancë dëgjimore, duke kërkuar shtyrjen e procesit, me pretendimin se avokati i tij, Eno Bushi, është sëmurë.

Prokurori Gina ka paraqitur edhe një raport mjekësor për të mbështetur pretendimin për pamundësisë shëndetësore të avokatit për ta mbrojtur në këtë proces, duke shtyrë kështu përballjen me Vetingun deri në 15 shtator. Raporti duket se është manovra e radhës së prokurorit Gina, tashmë në bashkëpunim me avokatin Eno Bushi, për të shtyrë në kohë zhvillimin e seancës dëgjimore, që do t’i hapte më tej rrugë vendimit të trupës gjykuese për shkarkimin ose jo të Ginës nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi fillimisht datën 16 korrik 2021për mbajtjen e seancës dëgjimore me Dritan Ginën, por ky i fundit paraqiti një raport sikur ishte sëmurë. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut caktoi datën 26 korrik për zhvillimin e seancës dëgjimore. Për të dështuar këtë seancës, Dritan Gina dhe avokati i tij Eno Bushi ndërmorën një tjetër manovër të paprecedentë. Ata kërkuan shtyrjen e seancës dëgjimore të datës 16 korrik me pretendimin se nuk kishin marrë përgjigje për një kërkesë për përjashtmin e një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Gina tha se kishte bërë dy kërkesa, një përjashtimin e anëtares Valbona Sanxhaktari, e cila ishte trajtuar dhe rrëzuar, si dhe një kërkesë për përjashtimin dy anëtarëve të tjera. Trupi gjykues u tërhoq për të verifikuar pretendimin, ku rezultoi se Dritan Gina kishte bërë në fakt vetëm një kërkesë, për përjashtimin e Valbona Sanxhaktarit. Por, Gina këmbënguli se e kishte bërë kërkesën. Gina kishte parapërgatitur një raport me shkrim për të gjithë këtë situatë.

Ai lexoi raportin e gjatë, ndërsa tha se mosshqyrtimi i kërkesës për përjashtim të dy anëtarëve të trupës e bënte të pavlefshëm hetimin. Trupa gjykuese kishte mbetur e befasuar nga kjo lëvizje. Në një moment, Xhesila Pine ‘zuri ngushtë’ prokurorin Gina, teksa e pyeti se pse nuk kishe bërë një kërkesë për përjashtimin e tre anëtarëve njëherësh, por i kishte ndarë në dy kërkesa. Trupa gjykuese u tërhoq edhe një herë në dhomë këshillimi dhe më pas vendosi të vijonte seancën.

Në këto rrethana, Gina bëri një tjetër manovër procedurale, ku kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese në bllok. Por, jo vetëm kaq. Gina kërkoi edhe kohë për të përpiluar kërkesën. Trupa gjykuese u tërhoq edhe një herë në dhomë këshillimi dhe vendosi ta pranojë kërkesën. Trupi gjykues i la kohë Ginës deri në datë 27 korrik për të paraqitur kërkesën dhe më pas do të caktonte seancën dëgjimore, për ta njohur prokurorin me rezultat e hetimit.

Më vonë rezultoi që në fakt Gina dhe Bushi e kishin bërë kërkesën, por punonjësi i protokollit nuk e kishte regjistruar. Ka dyshime të forta se punonjësi nuk e ka regjistruar qëllimisht këtë kërkesë, për llogari të skemës për të futur në kurth Komisionin e Vetingut. Komisioni ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj punonjësit. Kjo lëvizje mjaftoi që procesi për Dritan Ginën të shtyhej për në shtator.

Prokurori Gina arriti ta shtynte edhe seancën e sotme. Komisioni i Vetingut ka caktuar datën 15 shtator 2021 për zhvillimin e seancës dëgjimore. Mbetet për t’u parë nëse Gina do të pranojë më në fund të njihet me rezultatin e hetimit apo do të ndërmarrë ndonjë lëvizje tjetër për të shtyrë në kohë seancën dhe rrjedhimisht një shkarkim të mundshëm nga detyra. 

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në korrik të vitit 2018, pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD.

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Komento

Komente

  • Tani: 03/09/2021 23:18

    Pse nuk trajtohet si pengese e procesit???

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2021 22:26

    Dritan Gina ka nje fytyre e shprehje tamam si te Djallit,briret mund t'i imagjinoni vete,po keshtu dhe veprimet qe ben per te shpetuar, plot djallezi jane.Tani kam dy pyetje:1-Cfare semundje e justifikon shtyrjen e seances per 12 dite?! 2-Kjo ishte nje seance thjesht degjimore,ku subjektit i behen te ditura rezultatet e hetimit nga ana e Vetingut.Nuk ka ndonje menyre qe t'ia dergojne me poste me firme qe e ka marre,nje kopje te rezultateve dhe pastaj le te mos guxoje te vije po te doje?

    Përgjigju
  • Labi: 03/09/2021 20:45

    Gjon! Ska rendesi i cilit krah eshte! por ky eshte nje hajdut qe ka frike te shkoje e te perbadhet me drejtesine.

    Përgjigju
  • Eri: 03/09/2021 16:22

    Pse po talle bythen me drejtesine ?Ç'fare drejtesie eshte kjo qe nje maskara tall bythen me ta.

    Përgjigju
  • Jonh: 03/09/2021 14:58

    Dritan Gina ka zbatuar hjithmon ligjin. Shushunjat e rundjes nuk e duan sepse eshte i djathte.

    Përgjigju
    • Triard: 03/09/2021 23:18

      Hahahaaaaaa.....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?