Në foto Dritan Gina, Sali Hasa dhe Shkëlqim Miri

Kronikë

Dritan Gina thirret për herë të tretë në Veting, nesër pritet shkarkimi i prokurorit Sali Hasa, KPA merr në dorë dosjen e Shkëlqim Mirit i dënuar për korrupsion

2 Shtator 2021, 17:12| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 17:32

  • Share

Prokurori i Tiranës Dritan Gina do të paraqitet nesër në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit 20-mujor për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Trupa gjykuese e dosjes së prokurorit Gina përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine. Seanca e nesërme shënon përpjekjen e tretë të Komisionit të Vetingut për të njohur prokurorin publikisht me rezultatet e hetimit, për t’i hapur më pas rrugë vendimit për shkarkimin ose konfirmimin e tij në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi dy seanca dëgjimore, fillimisht në 16 korrik dhe më pas në 26 korrik 2021, por Dritan Gina arriti të shtynte përballjen me Vetingun deri në shtator, përmes një raporti mjekësor dhe më pas me anë të një loje me kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.

Mbetet për t’u parë nëse Dritan Gina do të pranojë nesër për t’u njohur me rezultatet e hetimit apo do të ndërmarrë ndonjë lëvizje tjetër për të shtyrë në kohë seancën.

Dritan Gina ka një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe është një emër jo pak i lakuar vitet e fundit për shkak akuzave, dosjeve të pasurisë dhe përplasjeve brenda sistemit të akuzës. Gina është emëruar fillimisht prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë. Kulmi i karrierës së Ginës arriti gjatë kohës kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla, sot i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe i shpallur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në korrik të vitit 2018, pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD.

Ndërkaq, ditën e nesërme, Komisioni i Vetingut, pritet të dalë me një vendim për fatin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, aktualisht në burg, pasi është arrestuar nga SPAK për korrupsion. Seanca dëgjimore u zhvillua dy ditë më parë, ku prokurori nuk ishte vetë i pranishëm, por u përfaqësua me avokat. Me shumë gjasa, Komisioni i Vetingut do të vendosë nesër shkarkimin e prokurorit nga detyra, pasi gjatë seancës dëgjimore, trupi gjykues konstatoi probleme të rënda sa i takon ligjshmërisë së pasurisë.

Trupi gjykues konstatoi problematika në investimin e prokurorit Sali Hasa për ndërtimin e një karabinaje me sipërfaqe 130 m2 në një truall të blerë në vitin 1998 në Kavajë, mungesë burimesh financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti në Durrës, blerjen e një apartamenti tjetër në Sarandë, marrjen dhuratë të dy sipërfaqe toke kullotë me nga 1 mijë m2 secila në Porto Palermo-Himarë, shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Moskë etj.

Në datë 7 shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar zhvillimin e seancave dëgjimore me kryeprokurorin e Lushnjes Arben Dyla si dhe me gjyqtaren e Fierit Adelina Zarka. Në 8 shtator është planifikuar zhvillimi i seancës dëgjimore me gjyqtarin e Tiranës Kace Agolli dhe gjyqtaren e Korçës Ariola Kristo. Në 13 shtator është planifikuar zhvillimi i seancës dëgjimore me prokurorin e Kurbinit Arben Nika.

Ndërkaq, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, do të rinisë punën pas pushimeve të gushtit, me çështjen e ish gjyqtarit Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion, i shkarkuar nga KLGJ-ja dhe i përjashtuar me 15 vjet nga drejtësia e Komisioni i Vetingut, shkalla e parë. Shkëlqim Miri, të cilit pas dënimit i është sekuestruar edhe një pjesë e pasurisë, kërkon rrëzimin e vendimit të Komisionit të Vetingut, për përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kpa: 02/09/2021 16:13

    Kur do ta nxirrni veting shpetime pitakun e durrsit se eshte dallavere vetem lek don merrini pasurine se vetem ka vjedh

    Përgjigju
  • KPK: 02/09/2021 15:52

    Neser Gina, burri I gruas se Adriatikut,Rovena Gashit. Kush do jete ne komisjon Sanxhaktari shoqja e Rovenes qe pine kafe e paguahen fjetje te Marina Bay Vlore. Me cfare do ta justifikoj pasurine , me punen e forte ne krevat me Llallen qe ka bere e ben Rovi.Kurve e madhe kjo Rovena, dhe nuk ndalet.. vazhdon me krahun e djathte Akoma. hajde familje hajde.. Sekuestrohini PARATE e PRONAT ketyre Plerave.

    Përgjigju
  • LLOSHI KAJES KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/09/2021 15:43

    Sa të jet lyl dyli kryetar i partis demokratike Edi Rama nuk e lëshon qeverin. Se me lylin Edi Rama bon çef. Lyli svlen as 1 aspër. Prandaj pd duhet urgjentisht të zgjedhi kryetarin e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?