Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta

Dritan Hila: Nuk jua ka fajin Edi!

25 Tetor, 17:32| Përditesimi: 25 Tetor, 17:36

  • Share

Është e disata herë që viktimat e reformës në drejtësi, të cilët edhe e kanë votuar, shfaqin pendesë nën shprehje bigote që medemek projekti ishte i mirë por u deformua rrugës. D.m.th Amerika e bëri mirë por e prishi Edi Rama.

Nuk kanë kurajën të thonë të vërtetën: Reformën e bëri SHBA dhe kokës po iu bien SHBA-të. Rama ishte më strategjist se burgaxhinjtë e sotëm dhe e kuptoi që e vetmja mundësi ishte të bëhej aleat i idesë së amerikanëve, përndryshe ata do ta gjenin rrugën e implementimit të saj, me të vetmin ndryshim se Rama do të ishte targeti i parë. Votimi me 100% të votave sigurisht që ishte një tallje e rëndë nga Donald Lu, për t’i bërë të votonin ata që sot truajnë e mallkojnë atë.

Ndoshta plani i parë i amerikanëve ka qenë që pas votimit, secili prej burgaxhinjve aktualë të tërhiqej nga politika dhe të shikonte punën e vet dhe hobet e veta. Mirëpo nuk e kishin menduar që hajduti ka hobi vetëm hajdutërinë. Ashtu sikurse një të droguari apo kumarxhiu i jep kënaqësi vetëm vesi. Me siguri burgaxhinjtë e sotëm kur e kanë votuar kanë menduar që do fusin duart më vonë, se fundja, helbete, ata e kishin hedhur vallen gjithmonë në këtë vend, dhe do vazhdonin të mbretëronin. Dhe kjo i mori në qafë.

Sot do ishin harruar: macja Sasha do vazhdonte të dhiste në banjën e saj tek vila në Lalëz, Berisha të bënte kilometrat në rërë dhe Meta hedhjet në pellgje. Por vazhduan të merreshin me politikë, të pengonin progresin e vendit dhe madje të fusnin hundët në rajon. Kjo e ktheu shënjestrën ndaj tyre, kështu që nuk iu ka faj SPAK pse merret me ta, pasi ata ia bënë vetes dhe sot të gjithë pyesin sesi janë dyshekët e qelive të 313-ës. Natyrisht që SPAK u bë që të merrej me politikanët që qeverisin, por kush thotë që Berisha dhe Meta nuk janë aktiv, bën shejtan-budallanë.

Por target nuk do jenë vetëm autorët e 33 viteve grabitje të shqiptarëve.

Do jenë edhe ata që mendojnë të futen në partinë e Berishës me shpresë se do t’i marrin trashëgiminë apo kanë filluar kërkojnë lirimin e Metës. Të dy këta janë të vdekur që ecin. Kush i shkon pas thjesht tregon që nuk mbush mirë. Perandoritë e kanë kujtesën e fortë dhe inatin e gjatë. Nuk mund të lejojnë në prapavijat e tyre rebelimet. Mjafton të lexosh historinë cilësdo nga perandoritë për të kuptuar se këta tipat që janë në burg apo me fletë-arresti të prera, e kanë mbyllur karrierën.

Tani këta mund të bëjnë edhe anti-amerikanin. Por, duke perifrazuar një tipe që e ka mandat-arrestin gati, puna është që amerikanëve, as u rruhet fare për këta. Se amerikanëve nuk po i rruhet për fuqitë bërthamore si Rusia e gjigandë ekonomikë si Gjermania, lëre pastaj për ca ballkanas që iu vjen akoma era dhi. /Dritare.net/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?