Dinamo dhe Erzeni përballen nesër në orën 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit për javën e 13-të në Superligë. Përpara sfidës për mediet folit Dritan Mehmeti, trajneri i "Nëndetëses". Për të, Erzeni është një skuadër që kërkon respekt, por Dinamo futet në fushë vetëm për tri pikët, duke parë edhe pozicionin në tabelën e klasifikimit.
"Koha më e gjatë për këtë ndeshje na ka ndihmuar për të përmirësuar gjërat në anën fizike dhe taktike. Gjendja është e mirë dhe na jep shpresë për të bërë një ndeshje të mirë. Qëllimi është që të marrim pikët maksimale, duke ditur pozicionin ku ndodhemi, por edhe të përmirësohemi në lojë. Sepse po rritëm cilësinë e lojës, do të kemi edhe rezultate. Erzeni duhet respektuar, pasi është një ekip i fortë, por Dinamo luan vetëm për fitore", tha Mehmeti.
Pas javës së 12-të, Dinamo me 12 pikë mban vendin e fundit (10) me 12 pikë, aq sa ka edhe Teuta. Ndërkohë Erzeni me 13 pikë renditet në pozitën e 13-të.