Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri
Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës në 2020. Rexhepi mohoi njohjen me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit Gloden, ku u dhunua për vdekje Jan Prenga. I pyetur nga Prokurori Behar Dibra, nëse i thotë gjë emri i Hajrit, Rexhepi u përgjigj jo. Report Tv zbardh pjesë nga dëshmia, ndërsa mësohet se Rexhepi ka kërkuar ballafaqim në sallë me vëllanë e Jan Prengës, ndërsa mohoi të ketë përdorur SkyECC.
Prokuroria: A keni përdorur telefona të tjerë përveç kabinës dhe keni biseduar në SkyECC?
Rexhepi: Jo.
Prokuroria: A keni kontaktuar me persona të tjerë lidhur me ngjarjen?
Rexhepi: Me asnjë.
Prokuroria: Në komunikimin me familjen a u keni dërguar dokumente nga ndonjë aparat celular? Jeni i sigurt?
Rexhepi: Jo s’u kam dërguar. Jam shumë i sigurt.
Prokuroria: A keni komunikuar në ambientet e burgut me ndonjë person lidhur me ngjarjen?
Rexhepi: Nuk më kujtohet.
Prokuroria: A keni kërkuar që çështja të hetohet në një Prokurori tjetër dhe jo nga Prokuroria e Posaçme?
Rexhepi: Jo.
Prokuroria: Po ndonjë person që përdorte pseudonimin 'Arusha' ju kujtohet?
Rexhepi: Jo.
Prokuroria: Ju thatë që keni komunikuar me gazetarin dhe u dhatë foto që të thoshit që nuk ishin ju Gramozi nga Vlora. A përmendjen ndonjë nga Shkodra këtu?
Rexhepi: Nuk kisha njohje me dike nga Shkodra.
Prokuroria: Emri Altin Hajri a është emër i njohur për ju?
Rexhepi: Jo nuk më thotë gjë ky emër.
Dritan Rexhepi kërkesë gjykatës: Dëshiroj të behet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua.
Lajmi kryesor:
Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC
SI.E./ReportTv.al