Bota

Dritat e Veriut dhurojnë spektakël, qielli 'vishet' me ngjyrat mbresëlënëse (FOTO + VIDEO)

12 Maj 2024, 08:19| Përditesimi: 12 Maj 2024, 08:37

  • Share

Dritat Aurora Borealis ose të njohura ndryshe si Dritat e Veriut kanë dhuruar spektakël në pjesë të ndryshme të botës. Pamjet e rralla të Dritave Veriore u shfaqën pas një prej stuhive më të forta gjeomagnetike që ka goditur Tokën prej vitesh.

Një spektakël i mahnitshëm ngjyrash u pa në qiell, me vezullime disa-ngjyrëshe, ku dominonin variacione të të kuqes, jeshiles dhe blusë.

Spektaklin e shijuan në fakt banorët e shumë shteteve të veriut të hemisferës veriore të Tokës, përfshirë edhe Europën. Sipas Qendrës amerikane për Parashikimin e Motit Hapësinor, kjo ishte e para stuhi gjeomagnetike e kategorizuar si “ekstreme” në dy dekadat e fundit.

Megjithatë nuk janë raportuar probleme serioze në sistemin e komunikimeve me valore, si ato me satelitë apo me antena.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?