Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur mbi 49 milionë në të gjithë botën.
Sipas faqes zyrtare ‘worldometer” 49.201.327 persona janë shëruar pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Vende me numrin më të lartë të infektimeve kanë dhe numrin me të lartë të personave të shëruar në botë.
Vendet te cilat janë goditur më së shumti gjatë vitit të fundit pandemik janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Brazili, Rusia dhe Franca.
Pavarësisht se numri i të shëruarve na jep shpresë në këto kohë të vështira që po përjetojmë për sa i përket koronavirusit dhe pasojave të tij, përsëri situata në botë mbetet kritike dhe kemi ende shume punë për të fituar luftën me COVID-19. Kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave higjienike dhe shtrënguese të marra nga qeveritë e vendeve.