Sport

Dritë në fund të tunelit, shefi i Formula 1 zbulon kur do të nisë Botërori i garave me makina

27 Prill 2020, 16:04| Përditesimi: 27 Prill 2020, 16:08

  • Share

Zyrtarët e Formula 1 kanë zbuluar sot se objektivi është që botërori i 2020 të nisë më 5 korrik në Çmimin e Madh të Austrisë. Sot në mëngjes u mësua zyrtarisht se edhe Çmimi i Madh i Francës, i planifikuar më 28 qershor është anuluar, si pasojë e masave të marra nga presidenti i vendit Macron që vendosi ndalimin e tubimeve massive në vend të paktën deri në mesin e korrikut për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Gjithsesi ky vendim ka bërë që shefi i Formula 1, Chase Carey, të dalë publikisht dhe të thotë se Formula 1 me shumë mundësi garën e parë të sezonit do ta zhvillojë në Austri, në datat 3-5 korrik. Sipas shefit Carey në korrik, gusht dhe në fillim të shtatorit do synohet që të gjithë garat të zhvillohen në Europë. Më pas gara e automobilizmit në shtator, tetor dhe nëntor do të zhvendoset në Azi, ndërsa para Çmimit të Madh të fundit që tradicionalisht zhvillohet në Abu Dabi do të diskutohet edhe Çmimi i Madh i Bahreinit. Në total pretendohet të zhvillohen 15-18 gara, por shefi i Formula 1 thotë se shumë shpejt do të publikohet kalendari.

Ndërkaq, në Britani, në pistën e Silverstone po projektohet një garë pa praninë e tifozëve në tribunë gjë që u konfiremua nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj piste Stuart Pringle. Ky i fundit theksoi se i vjen vërtet keq që kjo garë do të zhvillohet pa tifozë por duke parë situatën e krijuar dhe në bazë të kërkesave të qeverisë, ishte e pamundur zhvillimi i kësaj gare në kushte normal.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?