Dritëhijet e 76-Vjetorit të Çlirimit, historiani: Enver Hoxha urdhëroi ‘kush merr kryeqytetin, merr pushtetin’ (VIDEO)

17 Nëntor 2020, 15:48| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 16:15

  • Share

76-vite më parë, në mëngjesin e 17 Nëntorit 1944 u çlirua Tirana. Ndonëse, kjo datë është përkujtuar nga zyrtarët politikë, historiani dhe studiuesi Hasan Bello, tregon se duhet që të zbardhet e vërteta siç ka qenë. Sipas tij, gjermanët kërkuan të largoheshin nga kryeqyteti në mënyrë paqësore. Ndërsa, Enver Hoxha kishte urdhëruar, që “kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”.

“Tirana u çlirua edhe nga komunistët, por nga dokumentacionet që kam shfletuar gjermanët tentojnë që të hynë në një marrëveshje të fshehtë me komunistët, Shtabin e Përgjithshëm Partizan, edhe u kërkojnë që kundrejt dorëheqjes paqësore nga Shqipëria, ata të mos i sulmonin. Shtabi i zgjat këto tentativa, dhe pas kësaj periudhe në bazë të një urdhëri të Enver Hoxhës, që “Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin” nis mësymja e kryeqytetit në 17 nëntor të ’44. Pas 17 nëntorit, Kristo Themelko kishte një urdhër nga Enver Hoxha që të pastronte të gjithë kundërshtarët politikë të partisë komuniste. Themelko ka pranuar që ka vrarë 60 deri 100 personalitete”, thotë Bello.

Pushteti komunist nis me terror, thekson historiani, ndërsa 2000 gjermanët e vrarë nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

“S’jam as për ta vlerësuar, as për ta nënvlerësuar këtë datë. Është një datë historike, por jo sa është pompuar para viteve ‘90. Flitet që kanë luftuar me 10 mijë gjermanë në Tiranë dhe se janë vrarë 2000 forca gjermane në Tiranë. Ku janë varret? Nuk ekzistojnë. Sigurisht që ka pas të vrarë, por jo sa është propaganduar”, shprehet historiani.

Historiani Hasan Bello përfundon se historia duhet të rishkruhet vazhdimisht në bazë të fakteve të reja

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/11/2020 03:01

    Z.Bello ,per te ditur te sakte numrin e gjermaneve prezente apo te vrare ne Tirane dhe Shqiperi ,per saktesi drejtojuni burimeve dhe arkivave gjermane sepse jane te famshem per saktesine dhe mbajtjen e dokumenteve.

    Përgjigju
    • 56yw4yw: 23/11/2020 22:26

      as i lesh se kane vra asnje gjerman. Gjermanet jan kthy mrapa ne gjermani si me ken tu ik per pushime.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?