Drejtonin makinën pa patentë, 6 të arrestuar në Durrës (VIDEO)

21 Gusht 2020, 14:23| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 14:38

  • Share

Në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit  janë arrestuar 6 drejtues automjetesh, personat me iniciale A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T, janë duke drejtuar makinat pa leje drejtimi.

Gushti ka qenë një muaj jo shumë i favorshëm për disa nga drejtuesit e automjeteve në qytetin e Durrësit. Rreth 2026 drejtues automjetesh janë gjobitur nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, për mos respektimin e rregullave të qarkullimit.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht  janë arrestuar në flagrancë 19  shoferë të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. 147 janë dënuar me heqje patente, ku nga këta, 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë  20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 111 masa për mos-vendosje të rripit të sigurimit, 77 masa për mos-vendosje të kaskës mbrojtëse, 965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje  të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore Durrës bën thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët që të jenë të kujdesshëm në respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 21/08/2020 14:54

    Kofinskohuni atometjet 6 muaj burg 1 milion lek gjobe per keta dhe shoferat qe pijne alkol bravo policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?