Droga e kapur në konteinerin e Bana King

Droga në konteinerin e 'Bana King’, reagon kompania e skanimit: Imazhet s'mund të manipulohen! Droga mund të jetë futur pasi ka kaluar në skaner

5 Nëntor 2022, 19:59| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 20:08

  • Share

TIRANË- Pas kapjes së drogës në konteinerin e Bana King ka ardhur një reagim nga kompania S2 ALBANIA, e cila merret me skanimin e konetinerëve në Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, kompania thotë se imazhet e skanerit nuk ka mundësi që të manipulohen, por pasi skanohet konteineri imazhet futen automatikisht në server dhe më pas nuk ka asnjë mundësi për t’i ndryshuar.

Kompania pretendon se droga nuk ka qenë në konteiner gjatë momentit të skanimit, por sipas tyre mund të jetë futur më pas.

Ky reagim i kompanisë vjen pasi në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 33.5 kg kokainë në kontejnerët me banane të firmës ‘BanaKing’.  Droga ishte e ndarë në 31 pako, të vendosura në 2 arka bananesh. Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit. Policia thotë se ka prova se këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Deklarata e plotë

Programi i skanimit të ngarkesave të S2 Albania është mjeti më efektiv për të ndaluar dhe parandaluar trafikimin e kontrabandës përmes pikave portuale dhe atyre kufitare, duke u mbështetur në sisteme të avancuara me rreze X dhe personel shumë të trajnuar për të shqyrtuar imazhet e përftuara nga procesi i skanimit. S2 Albania është pjesë e kompanive të teknologjisë së sigurisë - OSI Systems, Inc., me seli në SHBA dhe iu shërben agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare në të gjithë botën.

Sistemet dhe proceset e përdorura nga S2 Albania mbështeten jo vetëm në SHBA, por në një shumicë të madhe të shteteve anëtare të NATO-s. Ndërsa asnjë sistem parandalimi nuk është i përsosur, programi S2 Albania i shton një element të rëndësishme aftësive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Gjatë shtatë viteve të operimit tonë në Shqipëri, pjesa më e madhe e kapjeve të lëndëve narkotike në vend kanë qenë rezultat i punës së S2 Albania.

Jemi në dijeni të një incidenti të fundit në të cilin një kontenier mallrash u skanua dhe rezultoi pa probleme në pikën e kontrollit të S2 Albania në Durrës. Pak pas daljes nga pika e kontrollit të S2 Albania, kontenieri u gjet me lëndë narkotike të paligjshme. Ne kemi kryer një hetim paraprak të rrethanave, me konkluzionet e mëposhtme:

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontenierit në fjalë nuk tregon praninë e anomalive. Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontenier nuk ka ndodhur brenda perimetrit tone te operimit. Është ngritur një pyetje nëse imazhet e skanuara mund të manipulohen. Imazhet e skanuara shfaqen brenda server (vieëer) në pronësi të S2 Albania, i cili nuk ka aftësinë për ta edituar vetë imazhin. Imazhi i skanuar është imazhi i ruajtur.

Personeli i stacionuar në pikën e kontrollit gjatë ngjarjes në fjalë janë punonjës për një kohë të gjatë, të cilët janë punësuar në përputhje me standardet më të larta dhe respektim të rreptë me ligjet vendore, si dhe janë pajisur me trajnimin dhe testimin më të avancuar. Analistët e imazheve që shqyrtuan kontenierin në fjalë janë shumë të aftë dhe kane dhënë një kontribut te rëndësishëm në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme te kontrabandës. Si gjithmonë, ne jemi këtu për të mbështetur zbatimin e ligjit në çdo mënyrë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne do të vihemi në dispozicion për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe për të lehtësuar hetimin e mëtejshëm të këtij incidenti.

Jonathan Fleming

President - S2 Global

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BananaQueen: 06/11/2022 09:31

    Rapiscan e mori në fillim. Darfo mori krom, Spitali Hygeia i përkiste një zinxhiri spitalesh greke, Aeroporti ishte një kompani e njohur gjermane. Keni nevojë për më shumë shembuj? Çfarë është S2 këtu? pse e dha RAPISCAN?

    Përgjigju
    • Lala: 06/11/2022 10:17

      Aeroporti eshte i kastratit SE ka mo Siemens I gjermon.azhornohu

  • Poli: 05/11/2022 21:43

    Ashtu ishte edhe SGS kompani amerikane e dime se si behen kompanite ne shqiperi gjejne ushqim ne keneten tone edhe shqiptarizohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?