Droga në konteinerin e 'BanaKing', Gjykata e Durrësit lë në burg 45 ditë administratorin dhe dy punonjësit e skanerit

6 Nëntor 2022, 12:44| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 17:14

  • Share

DURRËS- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 45 ditë arrest me burg për tre të arrestuarit në Portin e Durrësit, ku u kap 33.5 kg kokainë në kontejnerin e 'BanaKing'. Gjykata ka lënë në burg punonjësit e skanerit në port, Alban Naziraj e Artur Sevdaraj, si edhe administratorin Petrit Demisha.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale "Trafikimi të lëndëve narkotike" dhe “Falsifikim kompjuterik".

Petrit Demisha kishte si detyrë që të priste ngarkesën me banane në Port, brenda së cilës ishte dhe sasia e kokainës. E ndërsa pjesë e këtij grupi ishin bërë edhe 2 punonjës të skanerit në Port, Alban Naziraj 48 vjeç (operator skaneri) si edhe Artur Sevdaraj 48 vjeç (imazhier skaneri). Këto të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin ia dolën që të nxirrnin të pastër në skaner kontejnerin ku ishte sasia e drogës. Mirëpo, anti-droga shqiptare kishte pasur informacione për sasinë e drogës që kishte mbërritur, për këtë arsye bëri kontrolle fizike me qen, ku arritën të zbulonin kokainë e fshehur në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘BanaKing’. Pronari i kompanisë Zico Sh.A Trifon Murataj është ende në kërkim. 

Itinerari
Report Tv ka mësuar edhe itinerarin që ka ndjekur anija. Ajo është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port për 21 tetor. Në këtë datë, është nisur drejt Shqipërisë, ku ka mbërritur në Portin e Durrësit më 28 tetor, e ndërsa zbulimi i drogës është bërë, dje më 3 nëntor.

Drogë në kontejnerët e ‘BanaKing’, rast i përsëritur
Kjo nuk është hera e parë në kontejnerët me banane të Kompanisë ‘BanaKing’ është gjetur drogë. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta

Ora 17:24
Droga në kontejnerët e 'BanaKing', vijon kontrolli i imtësishëm! BKH, SPAK dhe Prokuroria e Durrësit zbarkon në Port

1667752126_droge.JPG

Pas kapjes së 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, vijon kontrolli i imtësishëm në kontejnerët me ngarkesë banana që vinin nga Ekuadori. Ditën e sotme, Hetuesit e BKH, prokurorët e SPAK dhe Prokuroria e Durrësit kanë zbarkuar në Port teksa vijonte kontrolli në 84 kontejnerët.

Mbetet për t’u parë mësuar nëse në kontejnerët e tjerë ka sasi tjetër lënde narkotike. Kontejnerët e ‘BanaKing’ kanë pasur transit Portin e Maltës dhe autoritetet e këtij vendi kanë bërë sinjalizimin për kapjen e lëndës narkotike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 06/11/2022 20:36

    Bravo tani qe vajti ne port spaku me BKT-ne me rroga nga 3 milion do e kapin krapin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?