Kronikë

Droga në Krujë/ Gjykata lë në burg 5 shpërndarësit

15 Qershor 2019, 18:17| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 18:22

  • Share

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për të arrestuarit që u kapën duke shpërndarë drogë në Nikël.

Kështu janë lënë në burg Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë. 5 personat u arrestuan më 12 qershor, në dy operacione të njëpashnjëshme që uniformat blu zhvilluan në Krujë.

Mes të arrestuarve ishte edhe Edvin Zalla një person me precedentë të mëparshëm kriminal. Zalla ishte në përgjim që nga muaji mars, pasi është arrestuar në vitin 2011 për vënie të tritolit në hekurudhë në Fushë Krujë dhe në shtyllën e tensionit në Krastë të Thumanës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?