Parcela me kanabis në repartin e Zall-Herrit, gjykata e Apelit liron nga qelia tre ushtarakët! Lihen në 'arrest shtëpie'

21 Gusht 2023, 15:21| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 16:42

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtarakët shefin e zbulimit, Gramoz Mullai dhe dy Specialistët e Zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, të arrestuar për ‘shpërdorim detyre’ pas zbulimit të parcelave me kanabis në repartin ushtarak të Zall-Herrit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’. Brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall-Herr u gjetën 125 bime kanabis sativa e ndarë në 6 parcela.

Gramoz Mullai në deklarimet e para, kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal. Dy ushtarakët tjerë kanë pretenduar se nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

Kanabisi i kultivuar në repartin ushtarak të Zall-Herrit u zbulua (5 gusht 2023) si rezultat i operacioni ‘Fokusi’. Kontrollet me dron kishin evidentuar një zonë ku dallohej se ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa policia sekuestroi 125 bimë kanabis.

4 të tjerë u vunë në hetim në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe komandanti i repartit dhe zëvendës komandanti i togës. Pas zbulimit të parcelës me kanabis, për herë të parë në një repart ushtarak, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi pezullimin nga ushtria të personave të përfshirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?