Foto ilustruese

'Droga nga Shqipëria në Pulia dhe Basilicata', shkatërrohet grupi kriminal në Itali! 21 të arrestuar, 2 shqiptarë mes tyre (EMRAT)

15 Nëntor 2022, 17:54| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 18:07

  • Share

ITALI- 21 persona, mes tyre 2 shqiptarë janë arrestuar në Potenza pasi ‘shkatërrimit të një grupi kriminal’, i cili kryente shpërndarje të lëndëve narkotike në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur nga furnizuesit pulianë dhe shqiptarë. Autoritetet italiane zbuluan se ata shpërndanin drogra të ndryshme të llojit, kokainë, heroinë, marjunanë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Italisë.

16 prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa pesë të tjerët janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Shqiptarët e arrestuar janë Aldo Hasa, 27-vjeç dhe Ervin Hasa, 35-vjeç.

Goditja e rrjetit të trafikut të drogës erdhi pas një hetimi të gjatë dhe kompleks nga ‘anti mafia’ italiane bashkë me njësitë anti-drogë në Potenza dhe Matera si agjentët e Policisë në Bari, Foggia, Salerno, Avellino, Taranto dhe Brindisi.

Të arrestuarit janë konsideruar si të dyshuarit kryesor, të cilët kishin krijuar grupimin, që realizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria në Pulia dhe Basilicata, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Rrjeti kriminal raportohet se dispononte dhe armë, ndërsa disa krime janë kryer dhe me praninë e të miturve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?