Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur sot që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së tij "arrest me burg". Selim Çekaj është arrestuar pas gjetjes së 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur.
Avokati i Selim Çekajt, Maks Haxhia e konsideroi këtë një seancë të turpshme dhe në shkelje të plotë me ligjin. Haxhia tha Çekaj nuk përbën rrezik dhe është i sëmurë, ku prej 1 muaj ndodhet i shtruar në spital dhe për këtë duhej të ishte liruar nga qelia. Sipas Haxhisë edhe vetë prokurori i çështjes tha se nuk kishte prova ndaj Selim Çekaj, por që gjykata vendosi sërish ta mbajë në fuqi masën "arrest me burg". Vetë Selim Çekaj nuk pranon që kokaina të jetë e tij pasi ai ka porositur vetëm banane.
"Prokurori shtroi para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i përfshirë në çështjen e kokainës dhe mosha e tij mbi 70 vjeç dhe sëmundjet janë argumente të avancuar për të ndryshuar masat e arrestit, ndërsa gjykata shkel ligjin. Selim Çekaj ka 1 muaj në spital dhe është me 5 diagnoza. Skandali tjetër është se ai është një person dhe hetohet si grup i strukturuar kriminal", tha Haxhia.
SPAK ka regjistruar dosjen e Selim Çekaj, pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit për këtë çështje. Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) vendosi të lë në burg Selim Çekaj, të cilit iu gjetën 49 kg kokainë në kontejnerin që kishte porositur me banane. Për këtë vendim ka reaguar mjaft i revoltuar avokati i Çekajt, Maks Haxhia, i cili e konsideroi këtë një seancë të turpshme dhe në shkelje të plotë me ligjin. Ai shprehet se Selim Çekaj vuan nga 5 sëmundje dhe prej një muaji ndodhet i shtruara në spital, ai nuk përbën rrezik eh ka moshë të thyer 72-vjeç. Për këtë thotë avokati janë arsye të mjaftueshme që gjykata të ndryshojë masën "arrest me burg".
Avokati shton se dhe vetë prokurori i çështjes tha që nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i përfshirë me kokainën, por që gjyqtarët në shkelje të ligjit e lanë atë në qeli.
"Prokurori shtroi para gjykatës se nuk ka prova që Selim Çekaj të jetë i përfshirë në çështjen e kokainës dhe mosha e tij mbi 70 vjeç dhe sëmundjet janë argumente të avancuar për të ndryshuar masat e arrestit, ndërsa gjykata shkel ligjin. Selim Çekaj ka 1 muaj në spital dhe është me 5 diagnoza. Skandali tjetër është se ai është një person dhe hetohet si grup i strukturuar kriminal", tha Haxhia.
Avokati tha se KLP dhe ILD duhet të marr masa pasi çështja ka kaluar në SPAK prej dy muajsh dhe palët janë njoftuar vetëm dje, ndërkohë që kërkesat për ndryshim mase bëheshin në Durrës.
"Kjo seancë është një turp dhe një skandal që KLP dhe ILD duhet të marrë masa sepse ka dy muaj që çështja i ka kaluar SPAK dhe ne vihemi në dijeni dje. ndërkohë që ne vijomë gjyqet në Durrës për ndryshim mase në dijeni të këtij transferimi dje ndërkohë që vijonim gjyqet në Durrës për ndryshimin e masës", tha avokati.
Po ky pretendonte dje se donte te dilte nga burgu,qe te kujdesej per gruan qe i kishte ngelur vetem,sonte na del qe paska 5 semundje e qenka i shtruar ne spital!!! Si do te kujdesej per gruan?!Apo sapo te shikonte kontejnerit e ardhur nga Amerika Latina,do te sherohej si me magji,sic sherohen te tere kur thithin marjuane mjekesore ?
PërgjigjuTi nuk je avokat por nje senkser i atyre shokeve tu qe i hoqi vettingu nga drejtesia… tani nuk po ju ecen me si para ca kohesh.
Përgjigju