Policia italiane

Droga vinte në Itali nga Shqipëria me anije peshkimi, 12 të arrestuar

23 Shtator, 21:40| Përditesimi: 23 Shtator, 21:49

  • Share

Itali-Dymbëdhjetë persona janë vendosur në pranga si pasojë e një operacioni i antimafias italiane në Bari.

Sipas mediave fqinje nën hetim ishin 27 persona të akuzuar në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.

Pas hetimeve intensive të antimafias rezultoi se lënda narkotike në Itali vinte nga Shqipëria me anë të anijeve të peshkimit.

Ndaj të arrestuarve nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Loëer Molise dhe Abruzzo.

Por duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan. Kjo situatë  mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë, raporton Ansa.

Si rrjedhojë, këta 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?