Durrës- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit ndërsa një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas një operacioni të zvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Blutë bënë me dije Sentiljano Selami po drejtonte makinën pa patentë ndërsa në banesën tij gjetën 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.
Arma do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.
Ndërkohë sa i përket 40-vjeçarit, efektivët informojnë se ai do të hetohet për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Mix”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 21 vjeç, banues në fshatin Kullë, Manzë, Durrës.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Rr. K., 40 vjeç, banues në Kullë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se shpërndante lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;
Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë
Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale", njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”
Komente
