Ish- Drejtori i Transportit Rrugor Arben Isaraj

Kronikë

Drogë dhe armë/ Dërgohet në gjyq vëllai i ish-drejtorit të Transporteve

23 Tetor 2019, 12:22| Përditesimi: 23 Tetor 2019, 12:24

  • Share

TIRANE-Dërgohet për gjykim dosja për vëllanë e ish- Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj, Altin Isaraj. 48-vjeçari ishte i akuzuar fillimisht për trafikim lëndësh narkotike dhe prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake e municioneve.

Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi por Altin Isaraj u arrestua për të dytën herë disa muaj më parë pasi theu arrestin e shtëpisë dhe qëlloi me armë në ajër. Pas arrestimit të vëllait, Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Transportit Rrugor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?