Kronikë

Drogë dhe grushta mjekut/ Arrestohet i moshuari në Sarandë, një tjetër në kërkim

20 Qershor 2019, 10:39| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 10:44

  • Share

Një 63 vjeçar është vënë në pranga për kultivim të bimëvë narkotike.

Policia e Sarandës ka arrestuar të moshuarin me iniciale A. Ç, banues në Selenicë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka rezultuar se është implikuar në mbjelljen e disa bimëve narkotike të dyshuara të llojit cannabis sattiva në fshatin Shkallë Mavrovë të Selenicës.

Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në ambientet e Spitalit të Sarandës ka goditur me grushta mjekun K. R., për shkak të detyrës

I kërkuari është me inicialet A. S., 37, vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?