Tiranë- Dy shtetase të huaja janë dhe një shqiptar janë arrestuar nga blutë e Tiranës të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.
Gjatë kontrollit në ambientin ku ata ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga 36-vjeçari shqiptar.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
