Drogë e fshehur në kavanoz brenda marketit, arrestohen pronari dhe punëtori në Cërrik

19 Korrik 2020, 11:29| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 11:31

  • Share

Një pronar marketi dhe punëtori i tij janë arrestuar nga policia e Cërrikut për trafik të lëndëve narkotike.

Pas të dhënave në rrugë operative policia ka shkuar në marketin e Eris Skënderi 31-vjeç dhe gjetën e sekuestruan në cilësinë  e provës materiale 2.6 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në disa kavanozë.

Së bashku me pronarin e marketit është arrestuar edhe punëtori Roland Dulja, i cili ashtu si pronari akuzohet se merret me shitjen e lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një aparat celular.

Tani të dy këta persona do të përballen në gjykatë me akuzën 'prodhim dhe shitja e narkotikëve'.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?