Tiranë-Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar nga Fieri, në momentin që ishte duke marrë pakon me kanabis në një pikë postare në Tiranë.
Pas kontrolleve të kryera efektivët sekuestruan rreth 135 gram kanabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë.
Operacioni për kapjen e të riut u kodua “Dërgesa 3”.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
