Banda e drogës “Mantaqa”, ka trafikuar rreth 70 kg kanabis midis janarit dhe shkurtit nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanjës.
Grupi kriminal përbëhet nga finlandezë dhe disa shqiptarë, ndërsa vlera që kishin arritur të fitonin përmes kësaj metode të trafikimit ishte rreth 700 mijë euro. Rasti është zbuluar pas një hetimi të gjatë nga policia.
Në “grepin” e policisë, ra i pari një shqiptar, i cili duke përdorur një identitet të rremë, shkonte në post dhe merrte pakot plot me kanabis. I riu u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë.
Deri në këto momente policia ka arritur të sekuestrojë rreth 13 kilogramë lëndë narkotike.
Pasi droga kishte mbërritur në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në qese me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.
4 të dyshuarit kryesorë janë të moshës 28, 27, 26 dhe 25. Policia ende po heton rastin, pas mendohet se të përfshirë janë edhe 5 persona të tjerë.
Te hetojne dhe ne Shqiperi,ke posta,po behet nami.Asgje nuk kalon ne skaner ne posten Shqiptare.
Përgjigju