Droga që gjeti policia e Perugias në shtëpinë e përdorur nga shqiptari në Itali

Drogë me vlerë 60 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali! Përdorte shtëpinë e pabanuar si laborator kanabisi, mbante shënim shitjet e kokainës

19 Shtator 2022, 16:20| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 16:24

  • Share

Njëmbëdhjetë gramë kokainë dhe tetë kilogramë marijuanë iu gjeten një shqiptari në Itali. Policia e Perugias arrestoi shqiptarin, ndërsa droga e sekuestruar ka vlerë tregu rreth 60 mijë euro.

Policia njoftoi se bllokoi një automjet pasi e ndoqi për një periudhë të shkurtër. Në bord ndodheshin dy persona, njërit prej të cilëve - burri me kombësi shqiptare, i cili sipas policisë ishte mjaft nervoz. Në makinë u gjetën 11 gramë kokainë e paketuar dhe e fshehur në pantallonat e shqiptarit si edhe 1300 euro cash.

Kërkimi – shpjegojnë karabinierët – bëri të mundur edhe gjetjen e dy palë çelësave të dy shtëpive”.

Në shtëpinë e parë, ku jetonte shqiptari me gruan e tij, hetuesit zbuluan para të tjera të fshehura në një dhomë ndenjeje dhe një ditar me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës; në shtëpinë e dytë - e pabanuar, por e përdorur si 'laborator' - kishte tetë kilogramë marijuanë të ndarë tashmë në pako me vakum.

Burri, tashmë i dëbuar nga territori italian me ndalim rihyrjeje deri në vitin 2031, ndodhet tai në burgun e Perugias, ku përveçse përfshirje të trafikun e prodhimin e narkotikëve akuzohet edhe për shkelje të rregullave të imigracionit.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?