Pika e kalimit kufitar në Vërmicë

Drogë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, sekuestrohen mbi 28 kg marihuanë, të dyshuarit lëshojnë çantat dhe ia mbathin

27 Nëntor 2020, 10:12| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 10:14

  • Share

Më shumë se 28 kg drogë e tipit marihuanë është sekuestruar nga ana e Policisë së Kosovës  ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar Vërmicë në kufirin e përbashkët Shqipëri- Kosovë.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.

“Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogram e 686.8 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.  

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?