Bota

Drogë nga Ekuadori në kuti bananesh, sekuestrohen 2 ton kokainë në Letoni

14 Janar 2019, 21:50| Përditesimi: 14 Janar 2019, 21:55

  • Share

LETONI- Në vendin baltik është sekuestruar 2 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë nga autoritetet letoneze. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar kokainë 80 % të pastër të vendosur në 42 kuti bananesh. Në pranga kanë rënë 5 persona të cilët janë dënuar me nga 15 vite burg secili.

“ 2195 paketime me kokainë u konfiskuan. Kokaina kap vlerën e 65 milion eurove por nëse do të mund të arrinte në destinacion mund të shkonte dhe një milliard euro.”- është shprehur Grisin.

Kokaina, shton ai, vinte nga Ekuadori dhe kishte me siguri një vend tjetër si destinacion, me siguri një nga vendet Skandinave në të cilat droga arrin kulmin e çmimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?