GREQI- Në burgun famëkeq Korydallos në Greqi, ku kryejnë dënimin shumë shqiptarë janë gjetur sende nga më të ndryshmet gjatë një hetimi dhe kontrolli. Që nga thika, pasqyra, drogë e aparate celularë u gjendën brenda dhomave ku rrinin të burgosurit.
Sipas mediave greke, konkretisht, janë gjetur: 15shufra hekuri dhe shkopinj prej druri, 5 thika dhe kaçavida , 2 thumba , 5.3 g. hashash, 2 kuti ku mbahet droga, sasi ilaçesh të copëtuara , 16 telefona celularë, 21 karikues , 7 USB dhe kabllo, karta SIM dhe karta SMARTPAY, 6 zara , 45 euro, shportë prej druri të improvizuar, pirunë, gërshërë, 2 thika, dhe kapëse gozhdë, hard disk, cigare elektronike, makinë e improvizuar TATTOO, 15 vida, 6 çelësa, letra bixhozi, 7 pasqyra që përdoreshin për të vëzhguar gardianët , 2 shishe me substancë të panjohur dhe një pasaportë gjeorgjiane.
Kontrollet filluan pas sherreve të shumta në burg dhe përdorimit të mjeteve të mprehta gjatë konflikteve mes të burgosurve, ku protagonistë në shumë raste ishin shqiptarët.