Drogoi, përdhunoi dhe i vuri tritol 17-vjeçares, gjykata e Krujës burg të riut, avokati: Nuk abuzoi, ishin të lidhur

21 Korrik 2020, 14:58| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 16:03

  • Share

TIRANE-Gjykata e Krujës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Alket Brata nga Nikla, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit. Ai u kap dy ditë më parë. 

Prokurori i cështjes Florjan Bonjaku kërkoi për të pandehurin arrest me burg që u la në fuqi nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. I riu nuk ka folur në seancë. Ndërkohë që avokati i tij Aldo Tabaku kërkoi një masë më të lehtë, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në arrest shtëpie pasi sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzimin dhe nxitjen për përdorim e drogës të 17-vjeçares por "thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh".

Kërkesa e avokatit Tabaku nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha e cila vendosi arrest me burg për të pandehurin. Pak ditë më parë u arrestuan Edison Çangu 28 vjeç, Fatjon Leka 25 vjeç, Leonard Stafa 17 vjeç dhe Arbis Shima 26 vjeç, ndërsa Ameldi Merlika 17 vjeç u dorëzua në Sarandë. Aktualisht 5 nga të arrestuarit janë në burg, ndërsa Leonard Stafa 17 vjeç në arrest shtëpie.

Report Tv siguroi dëshminë e vajzës dhe dosjen e plotë në prokurori, ku tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregoi dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi (lexo ketu).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fisçe: 21/07/2020 15:07

    Vdis bastard legen. 5 lek njeri ti ben si gangster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?