Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe babai i saj Thomas

VIP & Spektakël

“Drogoi të ftuarit në dasmë”, babai i Meghan Markle demaskon publikisht të bijën

11 Dhjetor 2018, 18:24| Përditesimi: 11 Dhjetor 2018, 18:28

  • Share

Babai i Meghan Markle ka zbuluar disa detaje që nuk i dinit nga dasma e ish-aktores. Thomas Markle e ka demaskuar totalisht të bijën teksa para mediave ka deklaruar se, Meghan u ka dhuruar të ftuarve në dasmën e saj të parë një qese marijuanë.

“Unë nuk e pranova pasi nuk konsumoj lëndë narkotike. Është ilegale, por s’është ndonjë problem i madh në Xhamajkë,”- tha Thomas. I ati i saj u shpreh se Meghan kishte planifikuar gjithçka në detaje për dasmën e saj me producentin Trevor Engelson në Xhamajkë në vitin 2011. Dyshja u martuan në një ceremoni intime ku ishin pjesëmarrës vetëm familjarët dhe miqtë.

Tashmë Dukesha e Sussex nuk flet më me të atin që nga martesa më Princin Harry dhe babai i saj ka deklaruar se ish-aktorja u largua nga familja që në momentin që u njoh me Harryn.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?