Kim Yo Jong

Dronë në Phenian? Motra e Kim kërcënon Korenë e Jugut

13 Tetor, 12:46| Përditesimi: 13 Tetor, 12:48

  • Share

Një katastrofë të tmerrshme ka paralajmëruar Korea e Veriut për fqinjin jugor nëse dërgon sërish dronë. Deklaratën e ka bërë Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, pasi të shtunën Koreja e Veriut ka pretenduar që Seuli ka dërguar në Phenian dronë të kontrolluar prej larg, me pamflete kundër regjimit.

Autoritetet në Seul kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta.

“Në momentin që një dron zbulohet në qiellin e kryeqytetit tonë sërish, kjo do të çojë në një katastrofë të tmerrshme”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas medias shtetërore verikorane.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?