Dron Bajraktar

FOTOT/ Pilotët stërvitje në kushte të vështira, dronët 'Bayraktar' zhvillojnë fluturimet e para natën

3 Gusht, 09:16| Përditesimi: 3 Gusht, 09:39

  • Share

Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën. Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese.

Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës.

Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik.

Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për identifikimin e objekteve.

Dronët Bayraktar iu shtuan flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si pjesë e modernizimit të mjeteve të saj, për të rritur kapacitetet, jo vetëm në operacionet e stërvitjet ushtarake, por edhe në mbështetje të operacioneve të emergjencave civile apo në monitorimin e territorit, për të ndihmuar me imazhe sa më të sakta institucionet e vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?