Për praninë e dronëve që u pikasën në aeroportin e Kopenhagen në Danimarkë, ka reaguar edhe BE. Sipas zëdhënëses Anitta Hipper, prania e këtyre dronëve në Kopenhagen është një "model" i ngjashëm me ato që janë parë në Poloni e Rumani, duke hedhur akuza se pas qëndron Rusia.
"Kemi parë një model të qartë dhe kjo tregon Rusinë", tha Hipper, duke sqaruar me tej se megjithatë, hetimet janë duke vazhduar dhe po priten rezultatet.
"Rusia po teston kufijtë tanë", theksoi ajo, duke kujtuar incidentet e fundit në vendet e tjera.
Lajmi kryesor:
Dronët në aeroportin e Kopenhagenit, Inteligjenca daneze: Rrezik i lartë sabotimi! Frederiksen: Nuk përjashtohet përfshirja ruse! Moska mohon
Xh.D/ReportTv.al