Bota

Dronët rusë mbi territorin e NATO-s, Britania e Madhe thërret ambasadorin rus

15 Shtator, 14:30| Përditesimi: 15 Shtator, 14:33

  • Share

1757939481_britaniemadhe.png

Ambasadori rus në Londër, Andrey Kelin u thirr sot në ministrinë e Jashtme me urdhër të Sekretares së Jashtme Britanike Yvette Cooper për të protestuar kundër "shkeljes së paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s" që i atribuohet droneve të Moskës dhe "inkursionit të mëvonshëm në Rumani".

Kjo u tha në një deklaratë ku përsëritej "dënimi i pakursyer i këtyre veprimeve të pamatura". Cooper më pas vlerësoi reagimin kolektiv të NATO-s dhe vendosmërinë e aleatëve për të qëndruar në krah Kievit. 

"Rusia duhet t'i japë fund luftës së paligjshme në Ukrainë", thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Ukraina/ Kremlini: NATO është tashmë në luftë me ne! Avionët luftarakë të Britanisë i bashkohen operacionit 'Roja e Lindjes' në Poloni


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?