'Droni edukues' kap 'mat' shoferët me shkelje në zonat bregdetare! Ndëshkohen 183 drejtues

15 Korrik, 15:41| Përditesimi: 15 Korrik, 15:43

  • Share

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente shpejtësimatëse dhe me dron edukues, për parandalimin e aksidenteve rrugore në zonat bregdetare.

Përgjatë fundjavës, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, janë konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimit me dron edukues, janë evidentuar për parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, 183 drejtues automjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi  këmbësorëve.

Njëkohësisht dhe për këmbësorët që të tregojnë kujdes maksimal në kalimin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të respektojnë vijat e bardha dhe sinjalistikën rrugore në tërësi, si dhe në ato vend ku sinjalistika mungon, të kontrollojnë rrugën para se të fillojnë lëvizjen.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane monitorohen me mjete inteligjente 24/7.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?