Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në akset rrugore në zonat bregetare, ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në video duket audi me shpejtësi të lartë që parakalon një autolonë të gjatë makinash në Gjirin e Lalzit. Shoferi u gjobit me 10 mijë lekë të reja.
Njoftimi i policisë:
Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.