Droni i bën 'gjëmën' 56-vjeçarit në Fier, policia e arreston për kultivimin e drogës

21 Qershor 2020, 11:34| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 11:38

  • Share

Droni është bërë arsyeja për arrestimin e një 56-vjeçari në Fier, i cili akuzohet se ka mbjellë bimë narkotike në afërsi të tokës së tij.

Policia e Fierit gjatë kontrolleve me dron ka zbuluar një tokë të mbjellë me kanabis sativa në fshatin Buzëmadh, e cila ishte në afërsi të pronës së shtetasit N. S 56 vjeç. Më tej në vijim të prcedurave u arrestua shtetasi në fjalë i cili tani do të përballet në gjykatë me akuzën 'kultivim i lëndëve narkotike'.

Policia e Fierit saktëson se në vijim nuk do të ndërpritet kontrolli i territorit me dronë dhe helikopterë, për të zbuluar raste të reja të kultivimit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viktori: 21/06/2020 20:12

    Legalizone sic ka bere Maqedonija dhe disa shtete n Europe Parlamenti shtetit te Izraelit do ta aprovone legalizimin e kanabisit."Knesset committee to approve bill to legalize cannabis"

    Përgjigju
  • Turi: 21/06/2020 13:24

    Fitini njerezit ne burg mos lini asnje rrenje canabis se ekonomine do ta ngreje Edi me Lulin me mashtrime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?