Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndëshkim më të ashpër për zjarret e qëllimshme. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të kapur sot nga dronët e Forcave Ajrore, ndërsa thotë se nuk është vetëm një krim, por edhe një tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve në vend.
Sipas kreut të qeverisë, ndëshkimi më i ashpër për piromanët është i nevojshëm teksa shkruan se “në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët
Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”, shkruan Rama.
Vendi po përballet me zjarre të rrezikshme prej shumë ditësh, të shkaktuara nga temperaturat e larta por dhe nga dora e njeriut. Vetëm sot, policia ka vënë në pranga tre persona në Kavajë për zjarrvënie të qëllimshme dhe një në Fier.
Në Kodin aktual penal shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i fondit pyjor dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Komente

Po zjarveniet tek plehrat nga mderrmarrjet shteterore, do denohen me burg?
PërgjigjuJo, ato zjarre nuk do shuhen kurre! Ata qe i ndezen e ben per nje qellim " te mire". Keto pune i di partia. Nuk e shikon ti cfare behet? Ngriten dronet bayraktar per te gjetur armiqte qe ndezin zjarre pa urdher.
Shume drejte. Po per shperdorim detyre kush do denohet? Ka vite qe digjen e nuk ka nje avion. Kush do denohet per kete kur akoma zjarret fiken me dege pemesh . Pse nuk vendos vrojtues si ne kohen e Enverit ku nuk digjej nje dege.
PërgjigjuNga 1992 e deri sot, me shume se 70% e vrasesve ose jane liruar nga Policia, e/o Prokuroria, e/o Gjykata, ose nuk jane gjetur se "kane ikur ne drejtim te paditur". --------- Kryeministri e Qeveria e Opozita institucionale te mos perserisin propaganden e 35 viteve te fundit, por t'ua marrin parate oligarkeve me VKM te posacme, per te ringritur sistemin e ruajtjes e te shpetimit te pyjeve e te territorit, duke punesuar roje e agronome pyjesh e deri te zjarrfikesit, duke blere pajisjet e duhura qe nga veshjet e sigurta per punonjesit e deri te helikopteret e avionet profesionale.
PërgjigjuPo kjo eshte nje makine qe ka marre zjarre nuk eshte zjarrevenie Te paskan genjyer o udheheqesi jone i dashue,ta paska fut operatori dronit me terezi si ai rasti covidit 19 ne spanje qe ne fakt ishte ne algjeri. Po me kujdes or burre verifikoj pak se duan me te prish imazhin si lider i pa diskutueshem.
PërgjigjuKjo video tregon një automjet që përdor LPG dhe merr flakë. Nuk është zjarrvënës. Por një detaj i rëndësishëm nuk është këtu. Është këtu: Rama i konsideron zjarrvënësit të barabartë me vrasjen. Në rregull. Shumë e drejtë! Po fshatarët që djegin erën në fushat e tyre? 60% e zjarreve këtu; 30% bishta cigaresh të hedhura në rrugë nga shoferët? Si mund ta zgjerosh fushën e "vrasjes së natyrës"?
PërgjigjuKjo video tregon një automjet që përdor LPG dhe merr flakë. Nuk është zjarrvënës. Por një detaj i rëndësishëm nuk është këtu. Është këtu: Rama i konsideron zjarrvënësit të barabartë me vrasjen. Në rregull. Shumë e drejtë! Po fshatarët që djegin erën në fushat e tyre? 60% e zjarreve këtu; 30% bishta cigaresh të hedhura në rrugë nga shoferët? Si mund ta zgjerosh fushën e "vrasjes së natyrës"?
PërgjigjuKur gjejne...bëjne
PërgjigjuMundesh me qe ra llafja edhe te blesh ndonje aeroplan ujehedhes, se po digjet fshati.
PërgjigjuSa i mbrapsht qe qenke o "andrea", keq vetem per ty.
Përgjigjue kere filmin me regji hahahah.A mund te na i thuash emrin e personit?!keto filma nuk i ha me njeri.Tamam film me regji te komanduar .Paguhet nje patronazhist a nje polic te bej sikur vendos zjarrin dhe ti gjasme e kap me dron.
PërgjigjuA ba me AI mor
ti i fute t gjithe ne burg mer daj
PërgjigjuPse mos ti fusi në burg?? Të djegi pronën tate ça i bon ti?? E fut në burg apo i fut hurin në bythë?? Ktë popull derr vetëm Enveri e fuste në rrjesht. Atë duan këta.