Kronikë
Top 24

Droni nuk fal parakalimet e gabuara, kap ‘mat’ autobusin tek rruga e Elbasanit (VIDEO)

29 Gusht 2018, 12:04| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 12:22

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e rrugëve kombëtare me dron, i cili bën të mundur filmimin e parakalimeve të gabuara të automjeteve. Policia u fokusua në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe. 

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • besitr87: 02/09/2018 10:37

    Dikush dubet tia shpjegoje policise se jo te gjitha qe kan nxjerre ne kte video jane gabime, e kam pa me kujdes videon, ne sek e 35 deri ne 38 policia i ben me kryq ne makine qe ka hyr ne reth, per mua nuk esht gabim pasi nuk ia ka bllokuar rrugen autobuzit pasi ai po vazhdon majtas dhe djathtas

    Përgjigju
  • Ironiku: 31/08/2018 19:24

    Ku jane sinjalet vertikale dhe horizontale. ...te gjobitet kush ka firmosur per ta marre ne dorezim. ...shpjegoni shofereve se kush eshte brenda rrethrrotullimit ka gjithmone perparesi.

    Përgjigju
  • Genti: 29/08/2018 22:33

    Hallall keshtu vazhdoni dhe ju lutemi rritini gjobat se ndryshe smerr vesh ky popull. Makina eshte Si arma vetem njerezit e pergjegjshem duhen ne timon se perndryshe ky bilanc lufte qe ka shqiperia ng

    Përgjigju
  • ali: 29/08/2018 17:43

    vendosni semaforet pastaj vini gjoba. Mos utallni me popullin fukara dhe te paditur. Ku jane intelektualet

    Përgjigju
  • ali: 29/08/2018 17:41

    Qeveria detyrimisht duhet te vendose semaforet pastaj te monitoroje zbatimin e rregullave, pasi nuk mund te repektohen rregullat e kohes "xhaxhit" kur kishte 10 makina ne qarkullim. Apo ka nevoje te mbush arken bosh te policise (shtetit). Bo;; me teorite e Drejtorit te

    Përgjigju
  • Anonim: 29/08/2018 16:54

    Po shyqyr qe u kujtun se vetem ne shqipri ske prioritet ne qarkullim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?