Droni në 'Albasan Arena'

Sport

Droni për Taulant Ballën në ndeshjen Shqipëri-Hungari, FIFA gjobit Shqipërinë me 37.500 franga

1 Nëntor 2021, 18:12| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 18:56

  • Share

ELBASAN- Droni me parullën për Taulant Ballën ku shkruhetj "Taulant Balla, Elbasani ty të do", i ka kushtuat Federatës së Futbollit 37.500 franga. FIFA ka marrë vendimin për të gjobitur Federatën Shqiptare me argumentin se është "cenuar rendi dhe siguria në ndeshje, 'pushtim' i fushës së lojës, mungesë rregulli, lëshimi i droni me një mesazh të papërshtatshëm për një ngjarje sportive".

Droni u ngrit në 5 shtator në 'Elbasan Arena', 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama e hoqi Taulant Ballën si drejtues politik në Elbasan, duke e spostuar në Fier si e largoi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, duke e lënë vetën në krye të grupit parlamentar të PS-së.

Gjyqtari ndali për pak sekonda lojën, por kjo nuk e pengoi mbarëvajtjen e ndeshjes, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0, me një gol të Armando Brojës, ndeshje kjo në kuadër të Botërorit, Katar 2022.

Ndërkohë, më herët Shqipëria u gjobit edhe për sjelljen e gabuar të tifozëve në përballjen me Poloninë.

Vendimi i FIFA-s

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni nga elbasoni: 01/11/2021 21:32

    Sa kom qesh me lot kom qesh.. fifa kan kujtu se I kan fut naj te share ..po ja perktheni dhe e heqin gjoben prap .. kjo osht pa lidhje. Leta ta paguj taulondi se osh bo si gjel deti nga kalushi I peqinit .. nona osht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?