Vladimir Putin

Bota

Dy të vrarë dhe disa të plagosur në Ukrainë, droni ukrainas vret 3 persona në Krime! Putin: Të aftë për t'u përgjigjur çdo kërcënimi, dhe me mjete ushtarake

22 Shtator, 07:03| Përditesimi: 22 Shtator, 14:55

  • Share

Rusia vijoi sulmet në rajonet Zaporizhzhia, Sumy dhe Kiev, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë, njoftuan zyrtarët lokalë. Në Zaporizhzhia, raketat goditën infrastrukturën civile dhe industriale, duke shkaktuar disa zjarre që shkatërruan ndërtesa apartamentesh, banesa private dhe automjete.  Në total, 15 apartamente, 10 shtëpi dhe disa struktura jo-rezidenciale u dëmtuan në qytet. 

Tre sulme në Kovpakivskyi shkaktuan zjarre, dëmtuan objekte industriale dhe një shkollë. Në Kiev pati gjithashtu sulme. Tre persona u vranë dhe 16 u plagosën në Krime, gadishulli jugor ukrainas të aneksuar nga Moska, në një sulm me dron ukrainas. Një qendër spitalore dhe një shkollë pësuan gjithashtu dëmtime.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është e aftë që t'i përgjigjet çdo kërcënimi, një sfidë e hapur ndaj Perëndimit, dhe vjen në një kohë tensionesh për shkak të shkeljeve të përsëritura nga dronët dhe avionët rusë, së pari në Poloni, më pas në Rumani e së fundmi në Estoni. 

“Unë theksoj, dhe askush nuk duhet ta dyshojë, se Rusia është e aftë t’i përgjigjet çdo kërcënimi ekzistues ose në zhvillim. Ky përgjigje nuk do të jetë verbale, por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike”, deklaroi udhëheqësi rus në një fjalim të mbajtur këtë të hënë para Këshillit të Sigurisë Ruse.

Ndërkohë, një ditë më parë avionët luftarakë gjermanë dhe suedeszë u ngritën në ajër pasi u pikas avion spiun rus që fluturonte mbi Detin Baltik. Zyrtarët thanë se dy avionë suedezë Gripen dhe dy gjermanë Eurofighter u vendosën në hapësirën ajrore ndërkombëtare për të monitoruar avionin rus IL-20.

Sipas forcave ajrore suedeze dhe gjermane, avioni po fluturonte pa siguruar një rrugë fluturimi ose kontakt radio që mund të tregonte praninë e tij, thanë zyrtarët ushtarakë. Monitorimi, i cili përfundoi pa incidente, vjen në një kohë kur vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë në gatishmëri të lartë për shkak të aktiviteteve ushtarake dhe zbuluese ruse në dhe përreth hapësirës së tyre ajrore.

Ora 14:51
OKB: Rusia përgjegjëse për krime kundër njerëzimit

Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit për sulme të koordinuara dhe të organizuara që synojnë zhvendosjen me forcë të popullsisë ukrainase nga territoret që ka pushtuar.

"Terrori i mbjellë në popullsi ka detyruar mijëra njerëz të ikin", tha Kryetari i Komisionit Erik Mose para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Sipas hetimit të Komisionit, sulmet me dronë dhe deportimet "zbulojnë përpjekje të koordinuara dhe të organizuara nga autoritetet ruse për të fituar territor shtesë dhe për të konsoliduar kontrollin mbi zonat që ata tashmë i kanë pushtuar në Ukrainë".

Ora 14:27
Putin: Ne jemi të aftë t'i përgjigjemi çdo kërcënimi, madje edhe me masa ushtarake

1758544280_vladimirputin.webp

Rusia është e aftë t’i përgjigjet çdo kërcënimi ushtarak." Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurisë së Federatës. Sipas tij, përgjigjia nuk do të ishte verbale por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike. 

"Theksoj, dhe askush nuk duhet ta vërë në dyshim, se Rusia është e aftë t'i përgjigjet çdo kërcënimi ekzistues ose në zhvillim. Ky përgjigje nuk do të jetë verbale, por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike", tha Putin. 

Lideri rus hodhi gjithashtu edhe ndaj Perëndimit. 

“Stabiliteti strategjik vazhdon të përkeqësohet dhe ne i lidhim shumë nga shkaqet me veprimet e Perëndimit”, tha Putin.

Ora 14:26
Putin: Gati për të zgjatur traktatin e kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në

1758544063_vladimirputin.webp

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar gatishmërinë e tij për të zgjatur me një vit traktatin e fundit të kontrollit të armëve midis Uashingtonit dhe Moskës, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore që secila palë zotëron, me kusht që presidenti i SHBA-së Donald Trump të bëjë të njëjtën gjë. 

Traktati i Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve me bazë tokësore dhe nëndetëse për t'i lëshuar ato, do të skadojë më 5 shkurt 2026. 

Putin deklaroi gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Ruse se është gati ta zgjasë atë për një vit tjetër në interes të mospërhapjes globale dhe për të ndihmuar në nxitjen e dialogut me Uashingtonin.

Ora 10:56
Ukraina kryen sulme në Belgorod të Rusisë, 3 të vrarë dhe 10 të plagosur

1758531614_sulme.jpg

Tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmet ukrainase në rajonin e Belgorodit të Rusisë, raportoi guvernatori Vyacheslav Gladkov, i cituar nga Tass. 

"Për fat të keq, situata operative mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, me rrethet Krasnaya Yaruga dhe Rakitnoye që përballen me një situatë katastrofike ditët e fundit. Vetëm ditën e fundit, 10 persona u plagosën dhe tre të tjerë u vranë, përfshirë një në rrethin Shebekino dhe dy në rrethin Rakitnoye", shkroi ai në kanalin e tij Telegram. 

Zyrtari shtoi se Moska po përgatitet të forcojë sigurinë në zonë.

Ora 08:33
Sulmi me tre të vrarë në Krime, Zakharova: NATO dhe BE duhet të shikojnë në pasqyrë për të gjetur agresorin

1758522897_1754825670thumbsbc7d1db3370d8fc050fa68b21accad12e5.jpg

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar sulmin në Krime, përsëriti sërish akuza ndaj BE-së dhe NATO-s teksa tha se duhet të shikojnë në pasqyrë për të parë agresorin.

"Një tjetër akt terrorizmi nga regjimi i Kievit. E gjithë NATO dhe BE, të cilat po kërkojnë burimin e agresionit në kontinentin evropian, duhet të shikojnë në pasqyrë për ta parë atë. Ata janë shtylla kyçe e destabilizimit dhe përhapjes së terrorizmit në Evropë, duke sponsorizuar regjimin e Kievit dhe duke e furnizuar atë me armë.", tha ajo.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 22/09/2025 17:16

    Keta Ruset mbahen akoma te forte por praktika tregon se nuk din te luftojne edhe nuk dine si te mbrohen sikur te themi po ti kishte Ukraina te njejta arme si Rusia rusia dote humbaste luften mbrenda 1 muaj por Rusia qe nga viti 22 akoma nuk mundet ta detyron Ukrainen te dorezohet pra si munden Ruset ta shesin si shtet i forte ushtarak ose keto fjale jan boshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?